20,11,2024

Vihet gurthemeli i njërës nga 35 shtëpitë që do të ndërtohen për komunitetet pakicë në Ferizaj

Must Read

Dimri do të jetë shumë më lehtë i përballueshëm për 35 familje të komuniteteve pakicë në Ferizaj, të cilëve Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale bashkërisht me Komunën e Ferizajt, kanë lidhur marrëveshje për ndërtimin e shtëpive. Për të marr pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të njërës nga shtëpitë në fshatin Dubravë, morën pjesë Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me nënkryetarin për Komunitete, Florim Bajrami, deputetin Hetem Arifi, zëvendësministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha, zëvendësministrin për Kthim dhe Komunitete, Qazim Rrahmani si dhe zëvendësministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Jeton Emini.

Këtë moment, i pari i Ferizajt, Agim Aliu e quajti moment gëzimi dhe vënie në vend të drejtësisë për këtë komunitet të cilëve i ka munguar deri më tani e drejta elementare për jetë, e drejta e banimit, derisa ka shtuar se institucioni që drejton dhe përkrahja institucionale për nisma të tilla asnjëherë nuk do të mungoj.

“Jemi sot të gjithë së bashku për të ndarë një moment gëzimi, por mbi të gjitha është një moment për të theksuar se është duke u vënë drejtësia në vend. Është duke u vënë drejtësia në vend, për arsye të thjeshtë sepse vërtet keni qenë një komunitet që nuk i keni gëzuar të gjitha të drejtat , një të drejtë esenciale, një të drejtë themelore, në kuptimin e të jetuarit dinjitetshëm dhe sikurse kjo të mjaftonte, por nuk mjaftoi vetëm kjo, por këtu ishte edhe diskriminimi tjetër që bëhet dhe që e shihja në kohën sa isha deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës, nuk ishte se qeveritë të gjitha që të ndajnë mjete për komunitete pakicë në Republikën e Kosovës jashtë komunitetit shumicë, por ishte një diskriminim që ndodhte brenda Ministrisë së Kthimit dhe Komuniteteve, ku me këtë rast dua të falënderoj deputetët e Parlamentit të Kosovës që vazhdueshëm kanë ngritur zërin kundër këtij diskriminim dhe ja që sot jemi në një moment kur drejtësia po vie në vendin e vet, por kjo nuk është e gjitha që ka të bëjë me drejtësi, ende duhet të punuar që të fitoj drejtësia në raport me komunitetin. Ju e dini se kur jam bërë kryetar kam thënë se do të jem kryetar i gjithë bashkëqytetarëve dhe pikërisht ajo është duke ndodhur dhe do të ndodh vazhdueshëm, në çdo ditë të qeverisës sonë për të treguar se ju jeni bashkëqytetarët e mi, ju jeni bashkëqytetarë meritor për lirinë, pavarësinë dhe shtetbërjen e Republikës së Kosovës, dhe ju meritoni të jetoni dinjitetshëm”, tha kryetari Aliu.

Të pranishmëve me një fjalë rasti i është drejtuar edhe zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha si dhe zëvendësministri për Kthim dhe Komunitete Qazim Rrahmani,të cilët kanë theksuar se ky projekt është njëri ndër projektet më madhore që po bëhet për komunitete pakicë në Komunën e Ferizajt. Si shumë të rëndësishëm këtë projekt e ka vlerësuar dhe deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës nga radhët e komuniteteve Hetem Arifi, por edhe nënkryetari i Komunës së Ferizajt nga radhët e komunitetit pakicë, Florim Bajrami. 273 shtëpi për komunitetet pakicë do të ndërtohen në 21 komuna të Republikës së Kosovës, ndërkaq Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka ndarë 3 milionë e 276 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img