26,12,2024

Veseli: Ligji hedh poshtë të gjitha pretendimet që synojnë ta denigrojnë figurën e veteranit

Must Read
Kadri Veseli

Veseli ka thënë se përmes këtij ligji riafirmohen vlerat e luftës.

“Jemi në prag të vitit të ri, dhe sot ndihem shumë i lumtur që po e përmbyllim këtë sesion parlamentar, me një vendimmarrje të përbashkët, për ata që më se shumti kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në fakt, sot kemi përpara Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit ekzistues për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes këtij ligji të ri, Kuvendi i Kosovës, eleminon mangësitë e ligjit paraprak dhe krijon hapësirën e mjaftueshme ligjore për një trajtim meritor të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes këtij ligji ne riafirmojmë vlerat e luftës sonë çlirimtare, përkushtimin, mundin dhe sakrificën e mijëra burrave e grave të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtet të pavarur e sovran”, ka thënë Veseli, raporton lajmi.net.

Veseli e ka quajtur këtë ligj të dinjitetit të UÇK-së.

“Kosova, krenohet me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Krenohet me heronjtë e saj, krenohet me veteranët e saj. Ky ligj është ligj i dinjitetit të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke miratuar së bashku këtë ligj, ne hedhim poshtë të gjitha pretendimet që synojnë të denigrojnë figurën e veteranit të luftës çlirimtare, të gjitha pretendimet që e vendosin veteranin e UÇK-së në kategorinë e lëmoshës, apo të barrës fiskale për buxhetin e shtetit”.

I pari i Kuvendit ka thënë se veteranët e UÇK-së janë emblemë e Kosovës.

“Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë emblemë e Kosovës së Lirë. Me çlirimin e Kosovës ata nuk e kanë thënë fjalën e tyre të fundit. Sot ata janë pjesë aktive e shtet ndërtimit, e fuqizimit të shtetit ligjor, demokracisë, zhvillimit ekonomik”.

Veseli ka thënë se shoqatat e dala nga lufta kanë bashkëpunuar në këtë ligj, dhe ka konsideruar se ka pasur rezultate të mira.

“Me këtë ligj ata nuk kërkojnë privilegje për vete, por vetëm të jenë pjesë e barabartë e shoqërisë. Në fund dua të falënderoj shoqatat e dala nga lufta për bashkëpunimin e frytshëm që kemi pasur gjatë këtyre ditëve në draftimin e këtij ligji. Ky është edhe një shembull që na tregon se kur punojmë së bashku proceset ecin përpara”, ka thënë ai./Lajmi.net/

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img