09,06,2025

Veseli e Delawie flasin për riformatim të Qeverisë

Must Read

Zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës njoftoi se në këtë takim, kryeparlamentari Veseli ka diskutuar me ambasadorin Delawie për zhvillimet politike në vend dhe për punën e Kuvendit të Kosovës.

“Kryeparlamentari Veseli dhe ambasadori Delawie kanë biseduar edhe për nevojën e riformatimit të Kabinetit qeveritar që duhet të ndodhë pas konsultimeve dhe pajtimit mes partnerëve të Koalicionit qeveritar”, shkruan në këtë komunikatë, përcjellë lajmi.net.

“Në këtë kontekst, kryeparlamentari Veseli ka theksuar se reformat në Qeveri duhet të fokusohen në reforma ekonomike, për të hapur perspektivë më të madhe të zhvillimit ekonomik të vendit”.

Në njoftim më tej theksohet se kreu i legjislativit e ka informuar ambasadorin amerikan në Kosovë edhe për nisjen e sesionit vjeshtor parlamentar dhe agjendën parlamentare të Kuvendit për këtë vit. /lajmi.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, profesor Azem Llabjani

Ferizaj, 8 qershor 2025 — Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img