26,12,2024

Veseli: Boletini s’do t’i mungojë më 28 Nëntorit, kujtimi dhe vepra e tij është i paharruar

Must Read

Kryeparlamentari Veseli ka thënë se sot është një ditë e madhe për kombin tonë, Dita e Flamurit Kombëtar.

Sot, sipas Veselit, zemrat e të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, rrahin njësoj.

“Për një shekull rresht e kemi festuar këtë ditë të madhe, me sy dhe zemër nga Vlora. Sot kësaj feste i shtohet dimensioni i munguar për 100 vjet. I shtohet Boletini, vendlindja e heroit kombëtar Isa Boletinit”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.

Kreu i Kuvendit ka thënë se në fillim të shekullit 20, kodrës së Boletinit i ngjiteshin sa e sa burra, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.

“Vinin nga të katër anët e Kosovës”, ka thënë Veseli.

“Vinin për të kuvenduar me tribunin popullor për fatet e atdheut, në një kohë të zymtë dhe plot rreziqe për kombin”, ka shtuar ai.

Kryeparlamentari Veseli ka thënë se ne e dimë, që ata bënë më të mirën për vendin e tyre, edhe pse rrethanat e kohës ishin shumë të vështira.

“Sot, ne ngjitemi përsëri kësaj kodre, për të nderuar kujtimin e tyre”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.

Ai ka thënë se vijmë, njëkohësisht, në këtë vend të shenjtë për kombin tonë, që të shprehim vullnetin dhe përkushtimin e qytetarëve tanë, përkushtimin e shtetit tonë, Republikës së Kosovës, për paqe dhe fqinjësi të mirë me të gjithë fqinjët tanë, për bashkëpunim dhe respekt reciprok, si dhe për demokraci dhe ecje të përbashkët në rrugën e integrimit evropian.

Kreu i Kuvendit ka thënë se sot sfidat tona nuk janë më sfida të luftës, por të paqes.

“Janë sfida për ta forcuar shtetin e së drejtës dhe për ta zhvilluar ekonominë prodhuese. Janë sfida për ta zhdukur varfërinë dhe papunësinë nga familjet tona dhe për t’u krijuar perspektivë të sigurt shkollimi dhe punësimi, në vendin e tyre, të rinjve tanë. Janë sfida për ta bërë të begatshme Kosovën dhe jetën e qytetarëve në jug dhe veri, në lindje dhe perëndim të saj”, ka thënë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Në këtë ditë festive, nga ky vend i nderit dhe sakrificës, Veseli ka thënë se Republika e Kosovës është shtet i barabartë për të gjithë qytetarët e saj, pavarësisht dallimeve që ata kanë në etni, religjion apo shoqëri.

“Sot, ndokush pretendon të vendosë kundërshti në mes identitetit shtetëror të Kosovës dhe identitetit kombëtar. Dikush flet edhe për përçarje flamujsh apo datash historike. Por, e kanë gabim. Të tillët vetëm tregojnë se sa pak e njohin historinë dhe sa të paqartë e kanë të ardhmen”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.

Kreu i Kuvendit ka thënë se forcimi i identitetit shtetëror të Kosovës është begatim i identitetit kombëtar.

“Është njëkohësisht fuqizim i paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë në rajonin tonë. Është përmbushje e idealit për të cilin luftoi gjithë jetën tribuni popullor Isa Boletini, por edhe brezat që erdhën pas tij, deri tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe komandanti legjendar i saj, Adem Jashari”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se kujtimi për bacën Isë dhe veprën e tij në shërbim të atdheut do të jetë i paharruar. /Lajmi.net/

rgfsdf gdrgf

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img