Me vendosjen në kabinetin e ri, kryetari i Ferizajt Agim Aliu, ka vendosur që në sallën e takimeve të vendosë fotografitë e të gjithë ish kryetarëve të komunës prej pasluftës, një ide dhe hap i qëlluar që duhet përshëndetur, madje sipas këshilltarit të kryetarit Albion Sherifi, model se si duhet vlerësuar kontributi i gjithsecilit edhe në periudha të ndryshme kohore të qeverisjes në Ferizaj. Kjo sipas Sherifit ka krijuar edhe një standard të ri nga se vlerëson figurat që kanë kontribuar por edhe të tjerët që vijnë në etapat tjera.
“E kemi thënë edhe në të kaluarën se qeverisja Aliu është një qeverisje model për qytetarët e Ferizajt dhe si e tillë ka krijuar shumë standard të reja në komunikim me publikun por edhe qasjen që ka pasur ndaj të kaluarës. Në këtë rast kemi një nismë simbolike për vendosjen e fotografive të ish kryetarëve të komunës në gjithë qeverisjet e pasluftës, një simbolikë që ka qenë dhe mbetet një ide e kryetarit të komunës Agim Aliu, në mënyrë që të vlerësohet kontributi i gjithsecilit në faza të ndryshme të menaxhimit gjegjësisht të qeverisjes me komunën e Ferizajt, një simbolikë që p[o realizohet dhe po ndodh tani në komunën e Ferizajt. Përtej kësaj kjo flet për kulturën politike që ka qeverisja Aliu, flet për standardin e ri që është krijuar në respektim të kontributit të gjithsecilit që kanë zgjedhur qytetarët ferizajas gjatë periudhave të ndryshme kohore. Si I tillë, presim që ky projekt të vazhdojë edhe në legjislaturat gjegjësisht në mandatet e ardhshme katërvjeçare të kryetarëve të komunës” ka thënë Albion Sherifi.
Për më tepër është thënë se vendosja e këtyre fotografive përcjellë edhe me dokumentacionin përfshirë edhe punën që kanë bërë në të mirë të qytetit dhe qytetarëve. Kjo do të mbetet si gjurmë në historinë politike të pasluftës në Ferizaj ka thënë Sherifi.
“Vendosja e këtyre fotografive nuk kufizohet vetëm me fotografi. Së pari janë një prezantim i mirë i komunës së Ferizajt , i historikut të komunës së Ferizajt. Për secilin kryetar ka të dhëna dhe ka një arkiv për punën e tyre, për angazhimet e tyre që kanë bërë në dobi të qytetit, në dobi të ferizajasve. Kjo është një gjurmë që mbetet në historinë politike të pasluftës në Ferizaj, menaxhimit gjegjësisht administrimit me komunën e Ferizajt dhe si e tillë është për tu përshëndetur, është një standard i ri që është krijuar nga qeverisja Aliu dhe presim të vazhdoj edhe në mandatet të tjera. Natyrshëm që gjithë të interesuarit pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme mund të njihen me punën e tyre, me historikun e kryetarëve të komunës, qeverisjen e tyre. Është një pasqyrë e mirë, një pasqyrë e re, një standard i ri që presim të vazhdohet edhe vitet në vijim” ka thënë Sherifi.
Mësohet se kjo ide ka lindur para debatit të fundit që është zhvilluar me rastin e zhvendosjes së fotografive në Kuvendin e Kosovës.
Albion Sherifi thotë se ky veprim është model dhe kryetari Aliu e ka dëshmuar edhe me rastin e mbajtjes së Presidentit Rugova në kabinetin e tij.
“Tash jemi në kohën e lojërave të fotografive. Është pikërisht modeli Aliu i qeverisjes që është dëshmuar edhe në të kaluarën se nuk ka hatre me fotografi dhe kontributin e askujt. Keni parë që në ish zyrën e kryetarit Aliu ka enë e vendosur edhe fotografia e Presidentit Rugova krah këtij aktual Presidentit Thaçi. Të gjitha këto flasin për një kulturë politike, për një pjekuri politike të qeverisjes Aliu dhe një qasje tjetër që ka ndaj vlerësimeve të këtyre personaliteteve që kanë dhënë kontributin e tyre në fazat e ndryshme historike, në fazat e ndryshme të qeverisjes me komunën e Ferizajt por në këtë rast edhe me gjithë Kosovën” ka thënë Sherifi.
Ndryshe me këtë veprim paraprakisht janë njoftuar të gjithë ish kryetarët dhe mësohet se përzgjedhjen e fotografive e kanë bërë vet ata.
Prej pasluftës në krye të ekzekutivit komunal me mandate të ndryshme kanë qenë: Hetem Ibrahimi, Hajdin Abazi. Adem Salihaj, Faik Grainca , Bajrush Xhemajli, Agim Aliu në mandatin e parë, Muharrem Svarqa dhe aktualisht postin e kryetarit e mbanë Agim Aliu.