28,11,2025

Vendimi i qeverisë për anulimin e kyçjes së Ferizajt në autostradën “Arbën Xhaferri”, dëmton rëndë qytetarët e bizneset ferizajase

Must Read

Pas vendimit të Qeverisë për anulimin e kyçjeve në autostradën “Arbën Xhaferi” në Ferizaj dhe në Gurrëz përmes një komunikatë ka reaguar Komuna e Ferizajt.

“Vendimi i qeverisë për anulimin e kyçjes së Ferizajt në autostradën “Arbën Xhaferri”, dëmton rëndë qytetarët e bizneset ferizajase” thuhet në reagimin e komunës së Ferizajt.

Ky është reagimi i plotë i Komunës së Ferizajt

Vendimi i sotëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës për të anuluar vendimin  përmes së cilës planifikohej të realizohej kyçja e Ferizajt në autostradën “Arbën Xhaferri” është i nxituar, i paanalizuar mirë në pikëpamje të efekteve që ka në zonat ku shtrihet ky projekt, madje mbyll rrugët e komunikimit ndëruban e shtetërore të gjithë afarizmit që zhvillohet në Regjionin e Ferizajt.

Duke qenë i tillë, Komuna e Ferizajt e cila me këtë vendim humb kyçjen si arterie kryesore lidhëse në autoudhën “Arbën Xhaferri” e si lidhje natyrale me autoudhën e kërkuar kjo nga bizneset ferizajase, shpreh shqetësimin për pasojën jashtëzakonisht të dëmshme për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave që paraqet ky vendim. Shto kësaj, me gjithë sigurinë juridike që kishte ky projekt, i cili kishte kaluar të gjitha fazat e shqyrtimit e aprovimit, të përligjura përmes vendimit të komisionit ndërministror dhe vendimeve të qeverive paraprake, veprimi i sotëm i Qeverisë aktuale, rrit dozën e pasigurisë për vijimësinë e projekteve me karakter zhvillimor jo vetëm për Ferizajn por edhe mbarë regjionin tonë.

Vendimi i sotëm duhet të rishikohet, analizohet e të nxirren përfundimet adekuate, në të kundërtën mbetja e tij në fuqi, rrëzon përpjekjen shumëvjeçare të deputetëve ferizajas në Kuvendin e Kosovës për këtë projekt, krijon bllokun e mbylljes së ekonomisë rajonale si dhe sheshazi cenon rëndë zhvillimin ekonomik e perspektivën e mbarë Regjionit të Ferizajt.

Komuna e Ferizajt dhe ferizajasit presin që të zgjedhurit e tyre, deputetët e Kuvendit të Kosovës nga kjo anë, në lartësinë e përfaqësimit të qytetarëve, drejtshmërisë të vendimit që Ferizajt të ketë kyçjen e saj në autoudhën “Arbën Xhaferri”, të bëjnë përpjekje maksimale për frenimin e dëmit që shkakton ky vendim për ekonominë e qytetarët ferizajas.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img