Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu pas shpë.rthimit që ndodhi sot në Ferizaj, ka thënë se MPB dhe agjencitë e saj do të vazhdojnë tu dalin në ndihmë qytetarëve në çdo rrethanë.
Veliu përmes një postimi në Facebook, u uroi shërim të shpejt të gjithë të lën.duarve, ndërkaq tha se rastet si ky e ngrisin nevojën e kujdesit sa më të madh por edhe ngritjes së vetëdijës së qytetarëve për rrez.iqet që na rrethojnë.
“Me shqetësim të madh pranova lajmin rreth inci.dentit që ndodhi sot në një qendër tregtare në Ferizaj. Lajmet e tilla në këtë fillim vit na shqetësojnë tej mase andaj me këtë rast shpreh keqardhjen time dhe njëkohësisht i dëshirojë shërim sa më të shpejtë të lën.duarve. Ky rast por edhe rastet e tjera e ngrisin nevojën e kujdesit sa më të madh por edhe ngritjes së vetëdijës së qytetarëve për rreziqet që na rrethojnë. Ministria e Punëve të Brendshme me agjencitë e saj do të vazhdojnë të ju dalin në ndihmë qytetarëve të saj pa dallim në çdo rrethanë, duke ju ofruar përkujdesje dhe siguri”, shkruan Veliu.
Nga shpë.rthimi i një bombole të gazit që ndodhi sot pasdite në një lokal në Ferizaj, numri i të lën.duarve ka arritur në 42.