03,02,2026

VDES NJË PERSON PAS GODITJES NGA KAMIONETA NË KAÇANIK

Must Read

Dje në Kaçanik, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku mbeti i vdekur person K/Shqiptar, thuhet në raportin e policisë.

Në këtë aksident trafiku të përfshirë kishin qenë një kamionet me targa vendore me drejtues një mashkull K/Shqiptar dhe një këmbësorë.

Pas plagëve të marra i lënduari ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kishte qenë i përfshirë një  kamionetë me targa vendore me drejtues një mashkull K/Shqiptar dhe një këmbësorë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kishte pësuar këmbësori mashkull K/Shqiptar i cili menjëherë është dërguar në emergjencën e Ferizajt e më pas edhe në QKUK. Për shkak të lëndimeve të marra në aksident,  i lënduari ka ndërruar jetë, ndërsa trupi i pajetë i tij me urdhër të prokurorit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njoftojnë nga Policia e Kosovës./

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës që kalojnë në Maqedoninë e Veriut

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e vendit që kalojnë në Maqedoninë e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img