23,01,2026

Vazhdon solidarizimi me ata që po kujdesen për qytetarë e Ferizajt

Must Read

Në kohën ku gati gjithçka është paralizuar dhe po bëhen vetëm lëvizje  të kufizuara disa sektorë të jetës publike  gjatë gjithë kohës janë në gjendje gatishmërie dhe po kujdesen për  për sektorët vital të qytetit. Në mesin e tyre janë edhe zjarrfikësit të cilët po kujdestarojnë gjatë gjithë kohës. Po si duket dikujt po I kujtohet që edhe këtyre në një mënyrë mund tu shprehet  falënderimi.

Për këtë punëtorëve të  Brigadës së Zjarrfikësve në Ferizaj, Restaurant DANI në Ferizaj është kujdesuar që këtë punëtorë së paku të kenë një ushqim të dinjitetshëm.

Punëtorët e Brigadës së Zjarrfikësve  kanë falënderuar nga zemra  pronarin e Restaurant Dani për kujdesin dhe respektin që ka treguar ndaj tyre.

Nuk është hera e parë që dikush  po kujdeset për ata që në këtë kohë pandemie, kur pothuajse të gjithë  janë izoluar, këta po përballen me sfidat e këtyre ditëve në të mirë të qytetarëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img