01,07,2025

UShAF hap konkurs për pranim të studentëve të rinj

Must Read

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2019/2020, sipas të cilit do të pranohen 383 studentë.

Në këtë afat, do të pranohen 272 studentë të rregullt, ndërsa 77 vende janë rezervuar për komunitetet joshumicë, 8 për kandidatët nga Mali i Zi, 13 për kandidatët nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe 13 për kandidatët nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Kandidatët për studentë të rregullt të UShAF, në këtë afat të konkursit, do të kenë mundësi të aplikojnë në programet:

1. Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobileve;
2. Dizajn Grafik dhe Multimedia;
3. Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve të Drurit;
4. Menaxhment Industrial;
5. Menaxhment i Turizmit dhe Hotelerisë;
6. Inxhinieri Industriale me Informatikë.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 19 shtator 2019, në ora 16:00, ndërsa aplikimet mund të bëhen çdo ditë (përfshirë edhe ditën e shtunë).

Për të aplikuar kliko linkun www.ushaf.net/apliko

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje

Me datë 30.06.2025 rreth orës 23:00, në rrugën "Vëllezërit Çaka" në Kaçanik, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img