02,11,2025

U shpërndanë 800 pako me mish për nevojtarët e Ferizajt

Must Read

Aksioni i nisur qysh para festës së Fitër Bajramit nga Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”  në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt, ku u shpërndanë 200 pako me mish, u vazhdua edhe sot me shpërndarjen e 600 pakove me mish për familjet skamnore në fshatrat e Ferizajt.

Aksioni që po udhëhiqet nga përfaqësuesi i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” në Ferizaj, Agon Zhinipotoku angazhoi edhe kryetarët e fshatrave për shpërndarjen e këtyre pakove.

E falënderues për mbështetjen e pakursyer të dhënë nga kjo shoqatë u shpreh edhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi i cili bashkë me drejtues të shoqatës, shpërndau këtë kontingjent pakosh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Ferizaj, 31.10.2025Më datë 30.10.2025, rreth orës 22:00, Policia Rajonale në Ferizaj ka pranuar një informacion për një rast të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img