06,08,2025

U përurua renovimi i shkollës “Dëshmorët e Koshares” në Koshare

Must Read

Shkolla “Dëshmorët e Koshares” është përfituese e një investimi mijëra eurosh të qeverisë turke në bashkëpunim me Këshillin Turk dhe Komunën e Ferizajt, me ç’rast janë renovuar të gjitha nyjet sanitare e infrastruktura bazë e godinës së kësaj shkolle. Për ta përuruar këtë investim, sot në Ferizaj qëndroi ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovës, Shkëlqësia e Tij, Çağrı Sakar. Ky i fundit u prit nga Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani, për të vijuar agjendën në ceremoninë e përurimit të investimit, në shkollën e fshatit Koshare.

Dhjetëra nxënës, mësimdhënës, përfaqësues të Ushtrisë së Kosovës, ushtarakë e drejtues të Komandës së KFOR-it turk në Kosovë e të tjerë pjesëmarrës në këtë ngjarje, ndoqën programin e përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle, si dhe panë nga afër investimet e kryera.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu u shpreh falënderues ndaj popullit turk, qeverisë dhe komandës ushtarake turke, prezente në Kosovë, që kanë zgjedhur Ferizajn për ta realizuar këtë investim, të rëndësishëm për nxënësit, mësimdhënësit e gjithë procesin arsimor në këtë shkollë.

Ambasadori turk në Kosovë, Shkëlqësia e Tij, Çağrı Sakar tha se popujt miq të Kosovës dhe Turqisë, kanë evoluar raportet mes dy vendeve, duke siguruar qëndrueshmërinë e këtij raporti, paçka ka rezultuar edhe ky investim.

Falënderues për investimet në godinën e shkollës “Dëshmorët e Koshares”, u shprehën edhe drejtuesit e shkollës, mësimdhënësit e dhjetëra nxënës që ishin mbledhur aty të gëzuar që ambientet e tyre të mësimit tashmë kanë kushte më të mira e mundësi më të mëdha për mësime.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për mashtrim me shitblerje të veturave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img