22,12,2025

Turizmi i territ dhe errësirës, Saranda dhe fshatrat e saj pa drita

Must Read

Probleme raportohen në lagjet 1 dhe 2, në Rrugën e Pestë, ndërsa në errësirë është edhe Bulevardi kryesor i qytetit. Rrugët e qytetit janë në terren dhe ajo që lë një shije të hidhur është imazhi që krijohet në sytë e turistëve. Probleme me furnizimin me energji raportohen edhe nëpër fshatra.

Banorët shprehen se nuk janë njoftuar nga OSHEE për ndërprerjen e energjisë, ndërsa gjithashtu mungon një reagim zyrtar nga ky institucion mbi arsyet e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike të një prej qyteteve më të populluara nga turistët gjatë sezonit të verës.

Mungesën e energjisë elektrike në pikun e sezonit turistik, në Sarandë, e ka denoncuar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nëpërmjet një video në faqen e tij zyrtare të “Facebook”-ut.

“Ky është turizmi i territ dhe errësirës qe ofron piktori dështak në Sarandë!”, shkruan Berisha, bashkangjitur me mesazhin e qytetarit digixhital dhe një video.

Statusi i plotë i Sali Berishës

“Ky eshte turizmi i territ dhe erresires qe ofron piktori deshtak ne Sarande!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e tij! sb

“Zoti Sali ketu ne Sarande ka 2 dit qe ikin dritat cfar behet me shqiperine turizmi i erresires se Edi Rames rrespekte”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img