18,11,2024

THAÇI: KONTRABANDA ËSHTË RRITUR NË VERI, MALLRAT SERBE PO FUTEN NË KOSOVË PAVARËSISHT TAKSËS

Must Read
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur rreth taksës që e ka vendosur Kosova ndaj produkteve serbe në nëntor të vitit të kaluar.

Në një intervistë për Top Channel, Thaçi ka thënë se pavarësisht taksës të vendosur nga qeveria e Kosovës, kontrabandimi është rritur në pjesën veriore të Kosovës.

“Taksa është në fuqi mirëpo ajo çka është më e rëndësishme dhe vlen të theksohet është duke u dëmtuar në aspektin ekonomik me disa miliona euro por është fakt se kontrabanda është rritur në veri dhe mallrat serbe po futen në Kosova pavarësisht taksës sepse kemit ë bëjmë me një riambalizhim të produkteve serbe coftë na mal të zi coftë në Maqedoni”, ka thënë Thaçi.

Ndër tjera Thaçi është shprehur se pa heqjen e taksës nuk do të ketë liberalizim të vizave.

“Kosova ka qenë shumë e suksesshme në aspektin e liberalizimit të vizave janë plotësuar të gjitha kriteret dhe standardet dhe tash është vendim i bashkimit evropian sa më tepër që ata vonohen padrejtësia është edhe më e madhe për popullin e Kosovës, një gjë është e sigurt se me taksën në fuqi nuk do të ketë viza”, është shprehur Thaçi. /Insajderi.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img