29,01,2026

Tahiri: Premtimi për mjekrën dhe flokët nuk ishte zyrtar, e kam bërë për portale

Must Read

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK – PSD, Labinot Tahiri i njohur si Labi në emisionin Frontal i pyetur se pse nuk e ka mbajtur premtimin duke shkurtuar mjekrën dhe flokët, pasi që kishte thënë se deri sa të bëhet liberalizimi i vizave nuk do t’i shkurtoi ato, ka thënë se kjo është punë e tij dhe s’ka qenë premtim zyrtar.

“Mjekrën e heqi kur të dua. Nuk qon peshë, është e imja atë e kamë thënë për portale dhe për gazetar. S’është premtim ai, premtimi është i pasaportave që i kam dorëzuar.

S’ka qenë premtim zyrtar, as që merrem me atë punë”, është shprehur Tahiri, përcjellë Indeksonline.

Kujtojmë që Tahiri ishte deputet në legjislaturën e fundit në radhët e AKR-së./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndërpritet përkohësisht transporti publik urban në Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se nga data 27 janar 2026 (e martë) do të pezullohet përkohësisht transporti publik...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img