MUNDËSI PUNËSIMI
SYRI I SHQIPONJËS Security është Kompani private profesionale e cila ofron shërbime të sigurisë, Monitorim të Sistemeve të Alarmit dhe Kamerave të Sigurisë si dhe Shërbim me Roje Fizike.
SYRI I SHQIPONJËS Security ofron mundësi afatgjate të punësimit, përspektivë për karrierë, avancim profesional dhe kushte të mira pune.
SYRI I SHQIPONJË Security shpall konkurs për vende të lira pune:
1. Pozita: Roje te Sigurimit Fizik – 10 Persona
Ofrimi i punësimit:
Punësim i menjëhershëm – përparsi kanë persona të licencuar për siguri fizike nga Ministria e Punëve të Brendëshme.
– Vendi i punës do të jetë në objekte afariste dhe industriale. Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatët:
– Te kenë te përfunduar së paku shkollën fillore;
– Mos te kenë qenë të dënuar apo ndjekur penalisht;
– Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë; – Aftësi për të punuar në situata stresuese;
– Aftësi për të punuar i pavarur si dhe në punë ekipore në ambient dinamik.
2. Oficer të Patrullës – 8 Persona
Ofrimi i punësimit: Punësim i menjëhershëm – përparësi kanë persona të licencuar për siguri fizike nga Ministria e Punëve të Brendëshme. Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatët:
– Te kenë te përfunduar së paku shkollën e mesme;
– Të posedoj patent shofer;
– Mos te kenë qenë të dënuar apo ndjekur penalisht; – Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë;
– Aftësi për të punuar në situata stresuese;
– Aftësi për të punuar i pavarur si dhe në punë ekipore në ambient dinamik.
3. Pozita: Teknik Instalues – 6 Persona
Përshkrimi i Detyrave: – Instalim, servisim dhe mirëmbajtje te Sistemeve te Sigurisë, (Sistem alarmi dhe kamerave të sigurisë).
Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatët:
– Te kenë te përfunduar minimum shkollën e mesme, shkollimi superior i preferuar;
– Pervojë pune një vjeçare në montimin e sistemeve të sigurisë (Sistem alarmi dhe kamerave të sigurisë);
– Të posedoj patent shofer;
– Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë; – Aftësi për të punuar në situata stresuese;
– Aftësi për të punuar i pavarur si dhe në punë ekipore në ambient dinamik. Kandidatët e interesuar mund të lajmërohen çdo ditë pune prej orës 09:00 deri 17:00 në zyrën Qendrore të kompanisë, adresa: Rr. Ramadan Sylejmani (përball Eurogomes), Ferizaj, ose i dërgoni CV-të përmes postës elektronike në e-mail adresën: info@syriishqiponjes.com ., nga data 22.01.2020 deri më datë 31.01.2020. JU MIRËPRESIM!