26,11,2024

Studentët nga Ferizaj protestojnë për bursat

Must Read

Duam bursat tona, Viti i Ri me borxhe të vjetra, shitet bredhi për bursa, ishin disa nga mesazhet e pankartave të studentëve Ferizajas të cilët përmes protestave shprehën pakënaqësitë e tyre për mos riibursimin e mjeteve të bursave, ndërsa në anën tjetër komuna deklaron se nuk ka mjete, sepse ato i ka marrë përmbaruesi për borxhet e më hershme, shkruan Gazeta Metro

Gjatë ditës së sotme përderisa Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu në sallën e Kuvendit Komunal po mbante dëgjim publik me qytetarët, jashtë objekti të Komunës studentët po protestonin duke kërkuar bursat e tyre.

Studentja D.SH. organizatore e protestave për Gazetën Metro theksoi se arsyeja e protestës që ata e kishin organizuar sot ishte mos riimbursimi i bursave të studentëve, dhe sipas saj protesta ka për qëllim t’i tregojë Kryetarit se më të rëndësishme janë bursat, se sa dekori i qytetit.

“Jemi mbledhur këtu për arsye se ende nuk na kanë dalë mjetet e bursave në xhirollogari, neve studentëve nuk na interesojnë borxhet e komunës, pasi ka mjete për dekor të qytetit, pse nuk ka mjete për bursa, sepse më të rëndësishme janë bursat se sa tenderi i dekoreve, na është thënë se mjetet do të dalin në xhirollogari para datës 21, por ja që sot është data 23 e ende nuk kemi asgjë në xhirollogari, kanë kaluar 6 muaj që ne po presim ” tha studentja.

Studentja D.SH. po ashtu theksoi se protesta e sotme nuk është organizuar me qëllim në ditën e debatit publik mes Kryetarit me qytetarët, por ka qenë koincidencë për arsye se data 24 dhjetor ka qenë afati i fundit që procesi të përfundojë në tërësi.

Por komuna e Ferizajt nuk i ka mjetet e bursave, Drejtori i Arsimit të komunës së Ferizajt  Afrim Llabjani për Gazetën Metro theksoi  se pas borxheve që ka trashëguar komuna shumica e mjeteve janë marrë nga përmbaruesi, e sipas tij do të rishikohet mundësia që këto mjete të paguhen nga buxheti vetanak i komunës.

“Komuna për momentin nuk i ka mjetet e dedikuara për bursa sepse ato i ka marrë përmbaruesi  për borxhet e mëhershme, ne jemi duke e shqyrtuar mundësitë me Ministrinë e Financave që t’i bartim mjetet nga ndonjë projekt tjetër sepse na duhet leje për ndryshime të kodeve buxhetore, e nëse s’kemi asnjë mundësi atëherë do ta gjejmë mundësinë që bursat t’i paguajmë nga buxheti vetanak i komunës” tha Llabjani

Studentët paralajmërojnë se pas protestës do të fillojnë me procedura ligjore që edhe ata t’i marrin mjetet e tyre përmes përmbaruesve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img