Njëra ndër shtypshkronjat e Ferizajt është edhe ajo ”Star Graf” në të cilën shtypen formularë adiministrativ, revista, gazeta, libra, romane e të tjera. Njëri ndër përfaqësuesit e kësaj shtypshkronje, Besim Dinolli, thotë se gjatë këtyre viteve përvojat kanë qenë të ndryshme. Ai tha se teknologjia që përdorin sot është shumë më e avansuar në krahasim me atë të vjetrën.
“Atëherë dhe tash ka ndryshime të mëdha, domethënë ka qenë një kohë kur ana profesionale ka qenë shumë e dobët, zero. Ana e sigurisë ka qenë po ashtu shumë e rëndë dhe tash është një përvojë shumë e mirë ku siguria është shumë në nivel domethënë vetëm kërkohet puna të bëhet siç duhet. Në atë kohë kemi startuar me një kompjuter, një makinë të shtypit “off set gto”, për kohën kanë qenë shumë të mira dhe sot ende funksionojnë, por është me një nivel shumë më prapa, tash punohet me një teknologji komplet ndryshe digjitale, shumë moderne, teknologji e kohës. Tani në kohën e fundit është në trend edhe reklama 3D, me ndriçime punohet, me tapeta të murit, janë pak më aktuale këtyre ditëve, jemi duke u munduar të jemi në trend me Evropën, punët e njëjta dhe teknologjinë e njëjtë”, tha Besim Dinolli.
Edhe pse ”Star Graf” nga viti i kaluar ka hapur edhe një pikë në Bruksel të Belgjikës, Dinolli thotë se do të ruajnë traditën e punës në tregun vendor.
“Ne do ta ruajmë traditë, do të ruajmë tregun vendor sepse nga Ferizaj jemi nisur dhe me para të këtyre qytetarëve kemi arritur këtu ku jemi dhe mendojmë të vazhdojmë. Synimi ynë është të ruhet kjo pikë këtu, por të jemi edhe në Evropë sikur kemi filluar dhe njëherësh është në hapa të mirë dhe të sigurt dhe është duke shkuar mirë ky projekt dhe besojmë që do të jemi me një kohë më të zgjeruar, presim një numër më të madh të fuqisë punëtore t’i dërgojmë përmes kompanisë tonë në filialën tjetër në Evropë”, tha Besim Dinolli.
Shtypshkronja ”Star Graf” veprimtarinë e saj në Ferizaj e ka filluar në vitet e 90-ta, transmeton Televizioni Tema.