E diela e fundit e muajit tetor shënon edhe ndërrimin e orës. Llogaritja dimërore e kohës fillon sonte mbrëma, kur dielën në mëngjes, saktësisht në orën tre pas mesnate shigjetat e orës do të zhvendosen një orë pas.
Kjo do të thotë se koha në orën tre do konsiderohet si ora dy. Llogaritja dimërore e kohës fillon fundjavën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit në mars kur fillon llogaritja verore e kohës.
Pra, më 29 tetor akrepat e orës nga tre do të bëhen në dy. Nëse keni bërë plane për të dielën atëherë mos harroni, që akrepat e orës do të ndërrohen.
Ndërrimi i orës ose ndarja në kohën verore dhe dimërore ka filluar të praktikohet në fillim të shekullit 20, edhe pse ka disa teori, madje shumë janë kundër kësaj ideje.