16,11,2024

Skandal në shkollat e Tiranës: Fëmijët konsumojnë hashash

Must Read

Nisur edhe nga statistikat se është rritur numri i adoleshentëve që përdorin këtë lëndë narkotike, kamera e Fiksit dokumentoi me zë dhe figurë disa raste shit-blerje. Ndërkohë, fenomeni i duhanpirjes në oborret e shkollave vazhdon.

Shit-blerja e hashashit, nxënësit: Ky është “Topmall”

Bashkëpunëtorët e Fiksit shkojnë në Shkollën e Mesme Profesionale në Kamzë. Gjatë pushimit të gjatë, disa djem bisedojnë me ekipin e Fiks Fare. Biseda bëhet pranë kangjellave të oborrit të shkollës.

Njëri nga djemtë zotohet se do t’i ndihmojë për t’i gjetur hashashin, por i duhet të bisedojë me shokun e tij. Më pas, pranë bashkëpunëtorëve të Fiksit shkon një djalë tjetër dhe e pyet se për kur e do, pasi ai është përdorues vetë. “Unë përdorues jam, po s’kam për momentin. Sa të shkoj e ta marr”, thotë nxënësi.

Pas 30 minutash, pranë ekipit të Fiks Fare shkon një shitës, i cili thotë se ka dy teke. Teke është kodi që ai përdor për dy doza hashashi. Bashkëpunëtorët dhe shitësi largohen pak nga shkolla. Shkojnë në një ndërtesë të vjetër që ndodhet 20 metra larg shkollës së mesme profesionale të Kamzës. Atje shitësi i jep hashashin. “Ke shumë aty, mjafton. Ke për dy herë”, thotë shitësi.

Fiksi shkon edhe në shkollën 9-vjeçare “Aleks Buda” në Laprakë. Gazetarët pyesin nxënësit që ndodhen gjatë pushimit të madh pranë rrethimit të oborrit të shkollës se kush mund t’ju gjejë hashash. Nxënësit tregojnë një qendër lojërash elektronike. Në këtë qendër ndodheshin disa djem, ku njëri prej nxënësve futet dhe merr mallin brenda.

Pas blerjes kamera e Fiks fare ka filmuar momentin kur nxënësit e shkollës 9 vjeçare përgatisin cigaren e hashashit në oborrin e një pallatit që ndodhet pranë shkollës. Ata shprehen se malli është i mirë. Pasi diskutojnë me njëri-tjetrin, në fund i japin Fiksit edhe një dozë tjetër cigareje dhe largohen. Për të gjitha dozat, shitësit kërkojnë 10 mijë lekë të vjetra.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img