14,01,2026

Shtyhet aktivitetit i vrapimit për bamirësi i planifikuar për 28 Nëntor 2019

Must Read

Në shenjë solidarizimi, Këshilli Organizativ në bashkëpunim me Federatën e Atletikës, njoftojnë se do të bëhet shtyrja e vrapimit rrugor të planifikuar me 28 Nëntor 2019 në Ferizaj, e cila ka qenë me qëllim të kontributit bamirës për familjet në nevojë.

Arsyeja e shtyrjes së aktivitetit të paraparë në këtë datë, do të bëhet për shkak të ngjarjeve tragjike që po përjeton populli shqiptar dhe situatës që po mbretëron atje.
Andaj, sot në mbledhjen e Këshillit u mor vendim, që të shtyhet aktiviteti “Vrapojmë për bamirësi” për një afat të pacaktuar.

Në kohë do të ju mbajmë të informuar për zhvillimet tjera kur do të vendosim datën e organizimit të garës për të gjithë pjesëmarrësit që veçse i kanë siguruar numrat për vrapim.

Me respekt,

Këshilli Organizativ

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img