22,12,2024

SHQIPËRIA E KONFERENCËS SË AMBASADOREVE TË LONDRËS MË 1913,A MUND TË JETË NJË SHQIPËRI E SHËNDOSHË DHE SOLIDE?!

Must Read

MID’HAT FRASHËRI

Asaj i janë privuar tokat më të mira që kishte,fushat më të bukura,qendrat më të rëndësishme dhe i janë shkëputur dy të tretat e popullsisë.Tokat pjellore të Janinës dhe të Prevezës,kullotat e famshme të Çamërisë iu dhanë Greqisë. Serbia mori fushat e Manastirit,Ohrit,Tetovës,Shkupit,ndërsa rrafshi i bukur i Kosovës ishte ndarë ndërmjet serbëve dhe malazezëve,për t’i lënë Shqipërisë një zonë malore gati të shkretë,të privuar nga mjetet e komunikacionit,dhe të bllokuar nga bora gjashtë muajt e vitit.Nga ana tjetër,është treguar kujdes që të lihen jashtë kufijve shqiptarë qytetet,qendrat e natyrshme të furnizimit të këtyre maleve.
Në pikëpamje kulturore dhe etnike,këto kufij janë të domosdoshëm,sepse është pikërisht pjesa e popullsisë që banon në qytetet e mëdha të jugut,të lindjes dhe të veriut,në saj të
vendeve të bukura dhe të shëndetshme që ruajn ato,si edhe të kushteve ekonomike,që formon ndër të gjithë shqiptarët,elementin më aktiv,më të begatë dhe më të dobishëm.
T’ia mohosh Shqipërisë këto,domethënë t’ia mohosh stabilitetin,të grumbullosh një sasi populli,në vend që t’i bashkosh një komb,,t’i ngarkosh mbi shpinë mjerimin dhe privacionet një populli që,sapo ka lindur dhe i cili,tani më shumë së kurrë ka nevojë për mirëqenie,në mënyrë që të mund të nisë të zhvillohet.
Kjo Shqipëri, e formuar prej katër vilajeteve të vjetra:të Janinës,Manastirit,Shkupit dhe Shkodrës,është ajo që shqiptarët kërkojnë qysh nga fillimi i zgjimit të tyre kombëtar.Ka më së 40 vjet që këto aspirata u kristalizuan pastër dhe morën një formë mjaft të qartë në kohën e Lidhjes së famshme shqiptare,të quajtur”LIDHJA E PRIZRENIT”.Kërkesat e kësaj organizate kombëtare ndaj Portës së Lartë dhe Fuqive të Mëdha synonin autonomin administrative të Shqipërisë,domethënë të katër vilajeteve:Janinës,Manastirit,Shkupit dhe Shkodrës,me Manastirin si rezistencë,me një guvernator të vetëm të përgjithshëm,që do të
vihej në krye të Shqipërisë autonome,e cila do të gëzonte privilegjin që të kishte të folmen e vet si gjuhë të administratën,si dhe një milici
kombëtare.
Që nga kjo kohë shqiptarët nuk kanë pushuar së konsideruari për asnjë çast si territoire të tyre këto katër vilajete..

Shkruan: Msc Muhamet Shabani

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img