14,11,2025

Shpërndahen 400 koshere bletësh për fermerët ferizajas

Must Read

Mëngjesin e sotëm, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë bashkë me zyrtarët e kësaj drejtorie, bënë shpërndarjen e 400 koshereve të bletëve, të standardeve më të avancuara, për 131 përfitues të tyre, prej tyre 5 koshere për Shkollën e Agrobiznesit “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

Janë këto subvencionet e vazhdueshme, si asnjëherë më parë që po shpërndahen nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, e të cilat po përmirësojnë dukshëm mirëqenien e bujqve e fermerëve ferizajas, përmes mekanizmave bujqësor, subvencionimit me kultura bujqësore e të tjera për të cilat po përfitojnë bujqit e fermerët ferizajas.

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami tha se ky aksion, tashmë është bërë i shpeshtë me të vetmin qëllim rritjen e përkrahjes për veprimtarinë e bletarisë, një numër të madh të kultivuesve të së cilës ka Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img