Teatri Kombëtar i Kosovës, me 02/03/2020 ( E hënë), ora: 20:00 , në Teatri Adriana -Ferizaj
Shfaqja “Shfaqja e fundit e Maria Gjonit” Veton Surroi, regjia të Andras Urban
Rezervimi i biletave në tel.048121306 ( edhe në Viber ose Whats-App)
Aktorët: (sipas radhitjës alfabetike)
Adrian Morina, Armend Baloku, Edona Reshitaj, Shkelzen Veseli, Shpejtim Kastrati, Ylber Bardhi.
Muzicient:Drin Tashi and Tomor Kuçi
Kompozitore:Irena Popovic- Dragovic
Skenograf: Mentor U.Berisha
Kostumografe: Yllka Brada
Dramaturg: Jeton Neziraj
Ass. regjisor: Imer Mushkolaj
Shfaqja e fundit e Marie Gjonit
Një drejtues i partisë komuniste dhe një prima-donë e teatrit janë kapur në një marrëdhënie dashuri që i mbijeton sfidave edhe pasi që ai dëbohet dhe izolohet nga politika, angazhimi në negociata përmes policisë sekrete serbe për të ndaluar luftën në Kosovë, mbikëqyrja e tij nga ana e një familjeje kosovaresh informatorë të policisë dhe në fund vet lufta. Një perspektivë historike e Kosovës jepet përmes përfaqësimit të familjes së informatorëve që brez pas brezi i shërbejnë çdo regjimi – mbretërisë serbe, fashiste, italiane, naziste, komunisteve serbë, komunistëve shqiptarë të Kosovës e deri më sot. “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit”, sjellë së bashku tragjiken dhe komiken në një tregim që përpiqet të kuptojë djallëzinë njerëzore si dhe dashurinë e pakushtëzuar. Përdorimi i djallëzisë njerëzore që shpjegohet gjithnjë me arsyetimin “për qëllime madhore” (të tilla si feja, përkatësia etnike, shteti), me fokus te gjykimi në gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në Hagë në të cilën udhëheqësi i partisë komuniste është dëshmitar kryesor. Dashurinë e pakushtëzuar mbetet që Marie Gjoni…