15,11,2024

Shënohet 18-vjetori i Epopesë së Rahovecit

Must Read

Në qytetin e Rahovecit u shënua 18-vjetori i Epopesë së Rahovecit, në aktivitetet e organizuara sot për të shënuar këtë përvjetor morën pjesë, Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit me bashkëpunëtor, Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec dhe familjar të dëshmorëve.

Në fjalën e tij të mbajtur në tubimin përkujtimorë tek “Maja e Shkodranit”, vendi i rënies së dëshmorëve Arian Brahimi nga Shkodra, Mizair Isma,,Bekim Isma nga qyteti i Rahovecit dhe Eshrefdin Kastrati nga fshati Drenoc , kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi tha se beteja e 21 korrikut e vitit 1998, ishte njëra nga betejat me të rënda që ne kishim, betejë në të cilën ranë shumë dëshmorë dhe martir. Ky është çmimi të cilin ne kemi paguar për lirinë e këtij vendi, liri të cilin duhet ta respektojmë, ta çmojmë çdo ditë dhe ti kujtojmë këta djem dhe shumë të tjerë që kanë rënë në Rahovec dhe në gjithë trojet Shqiptare.

Nga një fjalë rasti në këtë tubim përkujtimorë kanë mbajtur edhe Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec dhe Gani Krasniqi familjar i dëshmorëve nga Komuna e Malishevës.

Për të nderuar veprën e të rënëve të 21 korrikut të vitit 1998, gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi me bashkëpunëtor kanë bërë nderime, homazhe dhe kanë venë buqeta lulesh në varrezat dhe përmendoret dhe vendet e rënie së Dëshmorëve./Lajm

rahovec1

rahovec2

rahovec3

rahovec4

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img