Në ambientet e Plus Marketit, në Ferizaj u mbajt ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për shkollat që kanë përmbushur më së shumti kriteret për krijimin e ambientit të padhunshëm për fëmijë në shkolla, me ç ‘rast stafi i projektit ka falënderuar nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin e shkollës për punën dhe angazhimin si dhe ka pasur rastin të ndjekë një program të shkurtër artistik të organizuar nga nxënësit e shkollave.
Vlerësimin përfundimtar e ka bërë Ekipi Përgjegjës Komunal në bashkëpunim me koordinatorin e terrenit të këtij projekti për Ferizaj, Arben Aliu.
Në ceremoni morrën pjesë drejtori i Arsimit në Ferizaj, z. Afrim Llabjani, menaxherja e projektit TACA, znj. Ardita Kabashi, drejtorë, mësimdhënës e nxënës të shkollave.
Shkollat që u shpërblyen me nga një pllakatë me mbishkrimin “Shkolla Mike për Fëmijë” janë:
Shfmu “Kemajl Hetemi ” Rahovicë
Shfmu “Gjon Serreçi” -Ferizaj
Shfmu “Afrim Abazi”- Sherret
Shfmu “4 Prilli” Zllatar
Shfmu “Liman Rekaj” Prelez i Muhaxherëve
Shfmu “Bilall Shala” Lloshkobare
Shfmu “Jeta e Re” -Greme
Shfmu “Ahmet Hoxha” – Ferizaj
Shfmu “Besim Rexhepi” Komogllavë
Shfmu “Abetarja” Softaj
Ndërsa, Shfmu “Hajriz Muhadini” -Dremjak është ndihmuar nga KEC me mjete didaktike dhe me një komplet të librave.
Projekti “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës” – TACA, financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR) dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Qendra për Studime të Avanacuara (FIT).