08,11,2025

SBASHK-u nis mbledhjen e nënshkrimeve për ta kundërshtuar pezullimin e Ligjit për Paga

Must Read

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), ka nisur mbledhjen e mijëra nënshkrimeve përmes të cilave po tenton ta kundërshtojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ligjit për Paga.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj ka thënë për Telegrafin se këto nënshkrime do t’i dorëzohen Avokatit të Popullit dhe Qeverisë aktuale e cila është në përfundim të mandatit.

“Jemi duke u mbledhur nënshkrime që vendimi që është bërë për pezullimin e Ligjit për Paga me kërkesën e avokatit të popullit të zvogëlohet apo të hiqet krejtësisht”, ka thënë Jasharaj.

Ai ka theksuar se presin që pas dorëzimit të mijëra nënshkrimeve, Avokati i Popullit t’i drejtohet Kushtetueses.

“Qindra e mira nënshkrime do të dorëzohen me kërkesën e vetme që Avokati i Popullit t’i drejtohet Gjykatës Kushtetues që ta zvogëlojë afatin e pezullimit të Ligjit për Paga ose ta heq krejtësisht”, u shpreh Jasharaj.

I pyetur se a do të ketë vonesa në fillimin e gjysmëvjetorit të dytë për nxënësit, pas këtij rasti, Jasharaj u shpreh se nuk do të ketë vonesa.

Më 12 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim ta pezullojë Ligjin për Paga deri në muajin mars.

Kjo për shkak se Institucioni i Avokatit të Popullit i ishte drejtuar Kushtetueses duke kërkuar interpretim për Ligjin e Pagave meqë kishte pranuar 35 ankesa nga subjekte të ndryshme të sektorit publik ndaj këtij ligji.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img