Saranda Musliu deputete e nga Ferizaj i është gëzuar përkrahjes së treguar së fundi nga SHBA-të për Kosovën në një shkresë të publikuar dje.
Të gjiha meritat sipas saj i atribuohen subjektit të cilin e ajo e përfaqëson LDK -së dhe partneritetit e miqësisë ndërtuar me vite me popullin amerikan.
Ajo në takimet e shumta me homolog e politikanë vendor e ndërkombëtar e ka përmendur se Kosova ndonëse ka krijuar shumë miq në botë ende ka sfida para vetes.
Njërën ndër detyrat me më shumë përgjegjësi e cilëson dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Ky dialog duhet të përfundojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Megjithatë, kostoja dhe përfitimet duhet të barazpeshohen. Në këtë aspekt, Kosova në mënyrë të mençur, duhet të vazhdojë strategjinë e saj në koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë (SHBA, Gjermani).
Një sfidë tjetër e rëndësishme, ashtu si deri më tani është de facto statusi ende i pasqaruar i Kosovës në rrafshin ndërkombëtar”, thotë. Mungesa e një ulëseje në OKB dhe mungesa e anëtarësimit në institucione dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare (si p.sh: Europol, Këshilli Evropian, etj.,) bllokojnë zhvillimin e Kosovës në një varg fushash. Fakti që edhe 5 shtete anëtare të BE-së ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet i pavarur, është shqetësues. Edhe në këtë rast, Kosova duhet të zhvillojë një strategji në mënyrë që në të ardhmen të veprojë në mënyrë efektive “ potencon deputetja Musliu.
Ndërkaq për letrën e botuar dje e cila vie nga Presidenti Biden thotë se kjo mbështetje historike ka domethënie të veqantë sidomos për organet e reja udhëheqëse
“Veq një subjekt e ka Kosova që din, mundet dhe do t’ia zbardh fytyrën Kosovës kudo.
LDK ✌️
Letra e Presidentit Biden e publikuar sot dëshmon se puna e Kryeministrit Hoti është për admirim në raport me miqtë amerikan. 👏👏👏 .
Njohjet janë vetëm fillimi, investimet tjera i mirëpresim në mandatin e ri pas zgjedhjeve.
Kosova dhe SHBA-të aleate të përjetshme🇽🇰🇺🇸
Ndërsa unë ndjehem krenare që do të kem rastin të punoj me një qeveri mike me Amerikën.
LDK 132 🗳
Avdullah Hoti 1️⃣✔️
Saranda Musliu 3️⃣0️⃣✔️ “ ka shkruar deputetja Musliu.