Shfrytëzuesi i Twitterit, Satar Gaza e ka postuar një fotografi, ku shihet një burrë i paemëruar që ka zgjatur dorën, në të cilën ka mbështetur kokën e bija tij.
Kjo ka zgjatur për 40 minuta, gjatë fluturimit me aeroplan prej një rezorti në Sharm El Sheikh deri në Kajro të Egjiptit.
“E mbajti dorën nën kokën e së bijës, derisa aterruam. Askush nuk të do si prindërit”, ka qenë komenti përbri fotografisë së postuar.
Pas një kohe të shkurtër, imazhi grumbulloi afro 20 mijë pëlqime, ndërsa u shpërnda në shumë rrjete sociale.
“Prej njëshit deri në dhjetë, ky baba e ka notën 11” si dhe “ia vlen një dorë e mpirë, për dashurinë ndaj së bijës”, ishin dy prej komenteve të shumta.
Mësohet se adoleshentja kishte qenë shumë e lodhur, ndërsa stafi i aeroplanit nuk i kanë dhënë jastëk për të mbështetur kokën, me arsyetimin se nuk japin nëpër fluturime të shkurtra.