08,11,2025

Rusia e kritikon OKB-në për mungesën e ndihmave në Alepo

Must Read

 

Ushtria ruse ka qenë që ka ofruar ushqime, ndihma mjekësore dhe furnizime të tjera për 90 mijë banorët e lagjeve që janë marrë nga forcat ruse dhe pro qeveritare nga rebelët gjatë fundjavës.

Ankesa ndaj OKB-së është bërë nga zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes, Major Gjeneral, Igor Konashenkov më 2 dhjetor.

“Të gjitha propozimet për të ofruar ndihma humanitare në Alepo janë ndalur pasi forcat qeveritare kanë çliruar mbi 40 % të qarkut lindor të qytetit”, ka thënë Konashenkov.

Komentet janë bërë një ditë pasi këshilltari i OKB-së për çështje humanitare, Jan Egeland, ka thënë Rusia ka dhënë shenja se dëshiron të diskutojë hapjen e katër korridoreve të sigurta për furinizimin e zonave që mbahen ende nën kontroll nga rebelët në Alepo.

Egeland ka thënë se OKB ka mjaftueshëm ushqime në pjesën perëndimore për 150 mijë njerëz që ende janë në Alepon lindore.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img