17,11,2024

Rruga shqetësuese për komunitetin

Must Read

Shkruan Dr.Shyqeri Hyseni

          –Motivi (shkaku – arësyeja) për të shkruar kësaj rradhe janë deklaratat përmanente për çdo përurim , projekt e çka jo të kryetarit Svarqa lidhur me përkushtimin, punën cilësore, e transparente në komunen tonë.

          Kësaj rradhe nuk do të flasim për të gjithë infrastrukturën, por do t’a elaborojmë vetëm rr. Rexhep Bislimi.

Shtruarja e një shiriti (korzie) është prolonguar 1.5 vjet sepse pengesë kanë qenë 10 shtylla elektrike të tensionit të lartë. Përgjigja e K.K ishte stabilimentet që duhen dhe që kushtojnë më pak se 20.000 Euro, ndërsa komuniteti ka thithur pluhur gjatë asaj kohe, e edhe deri sot nuk është fshirë dhe larë më shumë se dy herë.

U rregullua, qytetarët u gëzuan dhe çdo gjë shkonte për mrekulli, bizneset punonin mirë, qytetarët tregtonin, mund të ndaleshin, të parkonin dhe të kryenin punë.

        Një ditë papritur, pa informuar, filluan patrollat policore të cilat fishkëllonin, urdhëronin, denonin, për më tepër karrotreci ishte me ta dhe merrte veturat. Pyesnim policinë, pergjigja ishte: Është rrugë me dy korzi lëvizëse dhe se kjo varet nga K.K. Informohemi se kryetari Svarqa nuk konsulton as organin përgjegjës komunal. Patrolla tjetër e policisë, ka përgjigje tjetër. Organizohet laxhja, bënë peticion për mbi 300 nënshkrimesh. Duan të kontaktojnë kryetarin, ai prolongon takimet, të bisedohet me drejtorin e bujqësisë thot, I cili pohon se nuk ka vendim nga komuna për ndjekje të tillë. Kështu vetëm pas një muaj e gjysmë bëhet një takim ku përgjigja e krytarit ishte se K.K do të nxjerrë një vendim. Komuniteti I kësaj rruge është shokuar nga këto qëndrime, fjala është për mos ndlimin dhe mos parkimin e shkurtur, vendime këto që bëjnë të pamundur qasjen e qytetarëve në këto bisnese dhe si  rezultat edhe mund të mbyllen. Madje një numër I qytetarëve ka mësuar se këto masa po ndërrmirren me qëllim që ti spostojnë këto bisnese në një rrugë tjëtër aty ku loklet janë gadi dhe të afërta me udhëheqjen komunale. Ky komunitet ka 256 bisnese me tri banka, me nga dhjetra të punësuar, shërbime farmacie, automekanikë, ordinancë e tjera e me nga 4-5-6 e më shumë puntorë e që llogaritet se mbi 5000 banorë që edhe ashtu jetën e vështirë edhe më shumë do të u’a vështirësosh por jetën nuk mund të u’a marrësh se atë u’a ka falur Zoti. Po si zonë me tatimin më të lartë si do ta paguajnë, keni shumë punë para ketij vendimi, krijoni dhe bëni rrugë si kjo edhe me shumë, po në këtë rrugë së pari duhet të u’a zgjëroni aty ku vetë e ngushtuat, pra sengmentin prej rr. Ilir Kunushevci deri te rr. Ismet Jashari dhe këtë duhet të u’a shpjegoni qytetarëve sepse pasi u zgjerua dhe anësoret u vendosën ju e vizituat atë dhe të nesërmën anësoret u kthyen brenda rrugës. Atë ditë ju kanë parë kalimtarët, qytetarët e laxhes e edhe unë personalisht. Na shpjego cili ishte benefiti yt?

        Po kjo rrugë në dy drejtime me nga dy korzi me 23 hyrje dhe dalje e me gjatësi më pak se dy KM dhe pa mure ndarëse në mes e me shpejtësi 40 e 30 Km/h, çfrë është kjo, ku ka kësi rruge pa të drejtë ndalimi dhe parkimi.

        Ndërtone trotuarin tek varrezat sepse ato varreza nuk janë nga dje, janë akoma pa e filluar rrugën, fëmijët por edhe të rriturit janë në rrëzik.

           Ndërtone trotuarin afër rr. Tiranës. Ndërtone trotuarin viza vi “ELIAB” të vjetër. Rregulloni trotuaret që kanë filluar të prishen e që u ndërtuan nga një kompani e afërt me ju. Zgjërojeni trotuarin tek Universiteti Gjon Sereqi I cili fillon me 12 kubëza e mbaron me 8, thua se s’ka masë matëse po edhe mos të ketë njesi matëse ka qenë dashur të fillohet me 12 dhe te mbarojë me 12 kubëza dhe ta dini se masë matëse është metri (m). Po për rreth trotuarëve vendosni dhe e jo gur sepse fëmijët duke ecue e luajtur, ngacmuar rrëzikojmë të rrezohen e të lëndohen. Në trotuare për rreth asfaltit mbillni drunjë dekorativ. Në shtyllat ndriquese vendosni shporta të vogla për mbeturina. Për skaj rruge vendosi ulëse aty ku ka mundësi (e të tilla ka shumë) për të sëmur, pleq e të pamundur, madje në laxhen tonë nuk ka asnjë park.

            Dhe më e nevojshme, më e rëndësishme dhe më urgjente është që tek shkollat të vendosen pengesa (policë të shtrirë) për ti detyraur vozitësit që të ngadalsojne shpejtesinë dhe atë jo vetëm tek shkolla “Vezir Jashari” por edhe tek Kompetenca:, por jo këso çfarë I keni vendosur por të tilla si para Fakultetit Filologjik ose siç ishin në rrugën “Kadri Zeka” dmth të jenë edhe të larta edhe të gjera.

           Vendimi për rrugë ku nuk ka ndalim dhe parkim (në brendi të qytetit) është siç u kuptua nga elaborimi më lartë paraqet nje qarje logjike, ështe jo profesinal, jo humanitar dhe jo ekonomik, është pra absurd, është mendim kundër mirëqenjës së komunitetit, problem është pra brenda në qytet, jo në rrugën tonë, edhe po të jenë nga një korzi për parking gjë që nuk e ka asnjë rrugë tjëtër. Rrugën mund ta bëni edhe një kahëshë. Parkingun mund ta bëni edhe me pagesë. Jemi për rend, disiplinë e rregull por me kohë, me mend e me vend.

          Po materiali inert që hudhet para Universitetit Gjon Sereqi. Tani me ardhjen e bashkatdhetarëve situata është relaksuar, ani pse shpejtësia në këtë rrugë është marramendëse edhe pse shenjat për kufizimin e shpejtësisë egzistojnë. Po pastërtia që edhe ata që I grumbullojnë mbeturinat pa kujdesë I shpërndajnë ato, siç e bëjnë edhe qentë endacak. Prandaj, rreflekto kryetar se nuk është koha e vitëve 80 apo 90.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img