11,01,2026

Rriten pensionet në Kosovë

Must Read

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen e pensioneve.

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka propozuar që në programin dhe prioritetet e Qeverisë dhe buxhetin të bëhet rritja e pensioneve, pensionet bazike 20%, kontributdhënëse 15%, pensionet e parakohshme të Trepçës 20%. 

Këtë propozim e ka përkrahur ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica. Sipas tij, rritja e pensioneve duhet të përfshihet në dy skema.

“Ky vendim është i drejtë dhe i qëlluar që prek mirëqenien e pensionistëve. Bazuar në ligjin, pensionet familjare dhe invalidore, janë të lidhura me pensionin bazik. Kërkoj që rritja të përfshihet edhe në këto dy skema. Bëhet fjalë për pensione familjare dhe jo skemë sociale”, tha Reçica

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img