18,11,2024

Rriten çmimet, varfërohet shporta e konsumatorit

Must Read
Që nga hyrja në fuqi e vendimit për vendosjen e taksës prej 100 për qind të produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, në nëntor të vitit të kaluar çmimet e konsumit kanë shënuar rritje, duke varfëruar shportën e konsumatorit.

Për produktet bazike, siç janë qumështi, djathi, vezët, sheqeri, pemët dhe perimet, qytetarët e Kosovës kanë paguar për rreth 3 për qind më shumë krahasuar me janarin e vitit të kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”. Rritje të çmimeve të konsumit prej rreth 0.4 për qind ka pasur edhe krahasuar me muajin e kaluar.

Derisa në janar të vitit të kaluar një litër qumësht ka kushtuar 0.85 euro, në janar të këtij viti ai është rritur për 6 centë, apo 7 për qind më shumë. Rritje prej 8 centësh ka pësuar edhe një kilogram miell. Nga 0.39 euro sa ishte në janar të 2018-s, çmimi është rritur në 0.47 centë. Rritje vërehet edhe tek buka për 6 centë.

Rritje të madhe të çmimit ka pësuar mishi i viçit. Nga 7.27 euro, ai është ngritur në 7.74 euro. Rreth 33 centë më shumë kanë paguar qytetarët në janar të këtij viti për 30 copë vezë, krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Rritje prej 5-10 centë ka pasur edhe tek artikujt ushqimorë, si kafeja, çaji cigaret, drutë e zjarrit dhe nafta e benzina

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img