20,12,2025

Rinia Demokratike dënon aktin e dhunshëm në sheshin e Ferizajt

Must Read

Rinia Demokratike e Kosovës – dega në Ferizaj, nuk i mbështet dhe i kundërshton kategorikisht veprimet e tilla të dhunshme në sheshin e qytetit. Sulmi që i është bërë sot gruas nga komuniteti rom është një akt i cili nuk e pasqyron gjendjen e rinisë së qytetit tonë. Synimi kryesor i shoqërisë sonë duhet të jetë parandalimi i paragjykimeve, diskriminimeve, kërcënimeve dhe formësimi i një rinie tolerante, e gatshme për të ndihmuar dhe në asnjë rast nuk duhet të veproj në mënyrë impulsive, por situata të tilla të lihen në duar të institucioneve kompetente.

Është e papranueshme lehtësia e linçimit të fushatave të tilla, të cilat mundet të perfundojnë në mënyrë tragjike, duke e rrezikuar jetën e çdo qytetari.
Është e papranueshme se si informacioni i pa verifikuar ka zënë vend në shumë rrjete sociale,portale dhe media të ndryshme, duke u mobilizuar dhe duke bërë akuza të pavërteta.

Rinia Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj, kërkon nga organet e rendit që të dënohen veprimet e tilla dhe të shkohet deri në fund në zbulimin e burimit të kësaj fushate e cila ka mundur të jetë fatale për gruan nga komuniteti rom, thuhet në një komunikatë lëshuar nga RDK, dega në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img