Deputeti Elmi Reçica ka uruar Kadri Veselin për zgjedhjen kryetar të PDK-së në Konventën e nëntë të PDK-së mbajtur sot në Prishtinë.
Reçica me këtë rast ka thënë se pas një procesi të hapur e demokratik zgjedhor Brenda nëndëgëve dhe degëve anembanë Kosovës, PDK mbajti Konventën e nëntë zgjedhore ku zgjodhi kryetarin dhe strukturat e reja drejtuese të partisë.
Ky është Postimi i plotë i Reçicës
Pas një procesi të hapur e demokratik zgjedhor brenda nëndegëve dhe degëve të PDK-së anembanë Kosovës, me pjesëmarrje të mijëra e mijëra të rejave e të rinjve, intelektualëve e profesionistëve të gjitha fushave rreth vizionit të Dekadës së Re, Partia Demokratike e Kosovës, mbajti Konventën e nëntë Zgjedhore, me këtë rast zgjedhi kryetarin e saj, z. Kadri Veseli dhe strukturat e reja drejtuese të partisë.
Uroj kryetarin Veseli për zgjedhjen në mandatin e ri për drejtimin e partisë si dhe zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese, për jetësimin e Dekadës së Re për të fuqizuar dhe konsoliduar edhe më tej Republikën e Kosovës, bazuar në parimet e demokracisë liberale dhe vlerave të qytetërimit, fuqizimin e shtetit të së drejtës, funksionimin e plotë të rendit dhe ligjit, fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar si dhe zhvillimin ekonomik e integrimin e plotë euro-atlantik të Kosovës.