Një përgjigje për profiterin dhe “politikanin” Abazi.
• Pavarësisht që asnjëherë nuk kam marrë leje të ndërtimit e as s’kam ndërtuar pa leje si kusht për financimin e klubit,
• Pavarësisht që nuk e kam punësuar as edhe një familjarë të vetëm,
• Pavarësisht që në udhëtimet e klubit për të luajtur jasht vendit nuk e kam shitur asnjë vizë,
• Përkundrazi kam sakrifikuar që nga të ardhurat e familjes sime i kam mbuluar pagat dhe shpenzimet tjera të klubit.
Zoteri Abazi e sheh edhe sportin si biznes, pra që të përfitoje financiarisht, e në momentin kur nuk i ka pasur përfitimet financiare e ka braktisur klubin si formë proteste duke i lënë lojtarët në rrugë dhe pa paga.
Unë kam mbaruar mandatin tim si kryetar dhe klubin e kam lënë pa asnjë obligim ndaj lojterëve.
Turpi nuk e mbyt askënd, mirëpo duhet të jesh tejet i pafytyrë t’i braktisësh lojtarët në mes të sezonit dhe të dëshpërosh shumë tifoze Ferizajas.
“I ikuri Kokollari” nuk po të pengon që të investosh ne klub dhe ta zhvillosh atë, mirepo duket se ankesat janë sindrom i kësaj qeverisje. ” Lavdia “qoftë mbi këtë injorantin Lulzim Abazi që nuk qenka ” krekosur ” në këtë reagim të vonshëm.
Ky e të tjerët si ky, humbjet i numerojnë si fitore dhe shtrembërimin e fakteve e konsiderojnë sukses. Ky është identiteti i komunikimit qeverisës. Por, lojtarët janë ata që e përballojnë mbi supet e tyre edhe këtë naivitet.
Formulë e re e panjohur kjo për hendbollin ferizajas dhe për ndërgjegjen sportive. Hendbolli ka nevojë për trajtim sportiv e institucional. Akuzat ndaj meje nuk i ndihmojnë sanimit të kësaj gjendje katastrofike, pos që ndihmojnë përshpejtimin e saj drejt greminës.
Të fala bashkëmendimtarëve të këtij legjendari, nga ” deshtaku ” e ” i ikuri “
“Lavdi ” injorantit Lulzim Abazi
Gëzim Kokollari