11,04,2025

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Must Read

Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet (20) personave për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale Vjedhje e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident mes tri veturave në magjistralen Ferizaj-Gjilan, lëndohen katër persona

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën magjistrale Ferizaj–Gjilan, në udhëkryqin që të dërgon në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img