18,11,2024

Qeverisja lokale gjatë 2018-ës, tejkaloi për 20% planifikimin e inkasimit të të hyrave vetanake

Must Read

Paraditen e sotme, në ambientet e Kuvendit u mbajt seanca e radhës e Kuvendit të Komunës. Në këtë seancë pika për miratim nga anëtarët e Kuvendit, ekzekutivi kishte propozuar propozim vendimin për destinimin e pjesës së ngastrës kadastrale 1490-0 ZK Nerodime e Epërme, propozim vendimin për vënien në diskutim publik të Draft Statutit të Muzeut të Kujtesës, propozim vendimin për vënien në diskutim publik të Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores 01 Nr. 27 të datës 31.03. 2015 për dhënien e dekoratave, propozim vendim për aprovimin e Rregullores mbi themelimin dhe strukturimin e Asambleve Komunale të Fëmijëve, propozim vendim për rritjen e të hyrave vetanake për vitin 2018 si dhe propozim vendim për bartjen e mjeteve të të hyrave vetanake nga vitit 2018 në vitin 2019.

Anëtarët e Kuvendit, diskutimet më të gjata i patën në disa prej këtyre pikave. Vlen të theksohet propozim vendimi për vënien në diskutim publik të Draft Statutit të Muzeut të Kujtesës i cili pati disa sugjerime dhe propozime për ndryshime nga anëtarët e Kuvendit. Aty pati vërejtje edhe për disa prej funksioneve në kuadër të këtij institucioni si dhe strukturës së saj drejtuese, megjithëse fare në fund, në konsiderim të një rëndësie të veçantë që ka ky institucion, mori dritën jeshile shumicës së anëtarëve të Kuvendit për të dal në diskutim publik.

Njëlloj, sikurse për Draft Statutin e Muzeut të Kujtesës, poashtu edhe për Rregulloren për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për dhënien e dekoratave, të prezantuara nga drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani, asambleistët patën diskutime të gjata, duke vënë theksin te disa nga këto dekorata, me qëllimin që të mbeten disa prej atyre që janë në rregulloren e vjetër dhe të riorganizohen këto të propozuara së fundmi nga ekzekutivi. Edhe kjo pikë e rendit të ditës, mori miratimin e shumicës së anëtarëve të kuvendit, për t’u vënë në diskutim publik.

Drejtorja e Financave, Sebahate Ajeti Sadiku në këtë seancë të Kuvendit të Komunës, paraqiti dy propozim vendime, njëra për rritjen e të hyrave vetanake për vitin 2018 dhe tjetra për bartjen e këtyre nga viti 2018 në vitin 2019. Ajo tha se gjatë vitit që lamë pas, Komuna e Ferizajt, ka arritur të arkëtoj afro 720,982.66€ përtej planifikimit për inkasimin e të hyrave vetanake. Kjo arritje e ekzekutivit komunal u duartrokit dhe mirëprit nga të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës, duke përfunduar se angazhimi i qeverisjes lokale për arkëtimin e këtyre mjeteve, flet qartë për qasjen, disiplinën e qeverisë së Kryetarit të Komunës, Agim Aliu në mbrojtje të parasë publike dhe kthimit të këtyre të hyrave në investime për qytetin dhe qytetarët ferizajas.

Në këtë mbledhje miratimin e anëtarëve të Kuvendit të Komunës, mori edhe pika e propozuar nga ekzekutivi për rikonfirmimin, gjegjësisht caktimin e dy anëtarëve të Komisionit Komunal për Ndarjen e Bursave.

Me pyetje dhe kërkesa drejtuar drejtorëve të drejtorive komunale, mori fund edhe kjo mbledhje e Kuvendit të Komunës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img