27,11,2025

Profesori i gjimnazit Milaim Rushiti dhuron tokë për ngritjen e observatorit

Must Read

Milaim Rushiti është profesor i lëndës së astronomisë në Gjimnazin shkencor “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj.

Krahas punës edukativo-arsimore me nxënës, ai është edhe nënkryetar i klubit të astronomisë “Astronomy Outreach of Kosovo”.

Ai ditë më parë me vetë iniciativë, e ka dhuruar një truall prej 5 ari në fshatin e tij të lindjes në Rashincë të Shtimes, për ngritjen e Qendrës së Observimit, e para në Kosovë.

Gjatë një bisede për Televizioni Liria, ai thotë se kjo iniciativë ka ardhur si rrjedhojë e nevojave për ta pasur një qendër të observimit, ndërsa ka shtuar se qendrën mund ta shfrytëzojnë të gjithë pa përjashtim. 
Bëhet e ditur se Kuvendi i Kosovës i ka dhënë dritën jeshile ngritjes së kësaj qendre, ndërsa tash priten veprimet e Qeverisë së Kosovës. Profesor,i Rushiti, thotë se ekziston një gatishmëri e institucioneve për ta shtyrë përpara këtë projekt. 
Cili është misioni i qendrës. Profesori, Rushiti, thotë se qendra shërben për vrojtime astronomike, në të vendosen teleskopët, ndërsa planetariumi paraqet në mënyrë virtuale hapësirën.

Kjo qendër është e para në Kosovë. Një e tillë nuk gjendet as në Shqipëri. Vlera e këtij projekti kap shumë e 230 mijë eurove

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img