20,11,2024

Policia, shëndetësia e arsimi në grevë, ditë të zeza mund ta presin Kosovën!

Must Read

Vendimi për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për pagat, i ka acaruar pa masë mijëra qytetarë kosovarë. Të indinjuar e mllefosur janë edhe sindikatat që mbrojnë të drejtat e punëtorëve në Kosovë.

Indeksonline merr vesh se në këto momente është duke ndodhur një takim midi Sindikatës së Arsimit, Shëndetësisë dhe asaj të Policisë për të planifikuar reagimin pas këtij vendimi.

Blerim Syla nga Sindikada e Shëndetësisë ka konfirmuar se janë dakorduar së bashku me dy sindikatat e tjera për hapat juridikë e praktikë pas këtij vendimi.

Madje Syla ka thënë për Indeksonlinen se ka kërkesa të menjëhershme për bojkot.

“Bashkë me SBASHK-un dhe Sindikatën e Policisë do të vendosim për hapat juridikë të menjëhershëm. Kemi kërkesë për bojkot të menjëhershëm”, ka thënë Syla për Indeksonlinen.

Greva ka paralajmëruar edhe Policia e Kosovës. Shaban Tasholli ka thënë se do t’i përdorin të gjitha masat kundërshtuese, duke përfshirë edhe grevat, kundër këtij vendimi. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img