28,04,2025

Policia gjen arsenal armësh në Kaçanik

Must Read

Hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale –Ferizaj,sot gjatë ditës, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore – Ferizaj,është kryer një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit M.ZH.(m/sh/k  31 vjeç) në Kaçanik.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar:

  • Një pistoletë e tipit Glock 17 9×19 me numër serik AKG577 me një karikatorë dhe 17 cop fishek të kalibrit 9mm, për të cilën nuk posedon leje.
  • Një armë e gjatë  e prodhimit Mossberg, model Patriot made in USA,  me nr. Serik: MPR 108642 me dylbi, një paketim me 9 cop fishek me mbishkrim 30-06 Sprg, .me leje valide.
  • Nëntë paketime me fishek (180 cop) me mbishkrim 30-06 Sprg,
  • Një pistoletë SIG SAUER P226 me numër serik U135891 me një karikatorë me 5 cop fishek  për të cilën nuk posedon leje,
  • Një Pistoletë Beretta , made in USA BUPICO me numër serik PC0189943 me dy karikatorë dhe 22 cop fishek të calibrit 9mm, me leje valide. 

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njëjtë janë konfiskuar edhe disa pajisje elektronike si telefona, IPAD dhe DVR dhe të tjera.

 Pas intevistimit të të dyshuarit në prezencën e avokatit mbrojtës me urdhër të Prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më 27.04.2025, rreth orës 15:10, në rrugën "Gjon Sereqi" në Ferizaj, ka ndodhur një rast i lëndimit të rëndë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img