Komisioni për Integrime Evropiane dhe Komisioni për Punë të Jashtme, kanë mbajtur takim me përfaqësues të Grupit të Miqësisë për marrëdhënie me shtetet e Evropës jug-lindore të Bundestagut Gjerman.
“Bashkë me kolegët deputetë të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe të Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës pritëm në takim delegacionin e Grupit të Miqësisë për Marrëdhënie me Shtetet e Evropës Juglindore të Bundestagut, të kryesuar nga deputeti Josip Juratoviç.Me këtë rast, diskutuam lidhur me agjendën evropiane të Republikës së Kosovës, kërkuam mbështetjen e Budestagut dhe të politikës gjermane ndaj Kosovës, mbështetje e cila u konfirmua përgjatë takimit, lidhur me procesin e liberalizimit, të zhvillimit ekonomik e të shkëmbimeve tregtare, rolin parlamentar dhe jetën e qytetarëve, bashkëpunimin parlamentar ndërmjet vendeve tona, më tej delegacionin e Bundestagut i njoftuam me aktualitetin politik si dhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbise që do të duhej të përfundonte me marrëveshjen gjithpërfshirëse dhe ligjërisht obligative dhe me njohje reciproke” ka shkruar deputeti Elmi Reçica.