18,11,2024

Për një vit në Spitalin e Ferizajt lindën mbi 1600 foshnje

Must Read

Vitin që lamë pas, në Repartin e Gjinekologjisë së Spitalit Rajonal të Ferizajt, lindën 1627 foshnje, që krahasuar me vitin 2018 i bie se në vitin 2019 pati 100 lindje më shumë.

Udhëheqësi i Repartit të Gjinekologjisë në këtë spital Bajram Syla, tha se lindjet në këtë repart do të ishin në numër më të lartë sikur të kishin kapacitete më të mëdha.

“Në raport me gjininë kanë qenë 833 meshkuj dhe 796 femra, që është një raport 1.05, që është raport standard. Prej lindjeve 247 lindje kanë qenë me operacion, kurse të tjerat lindje normale. Gjatë gjithë vitit kemi pasur vetëm një rast ku ka vdekur fëmija gjatë lindjes, kurse raste të tjera nuk ka pasur, pasi rastet më të komplikuara i referojmë më herët në Prishtinë për shkak të kushteve që i kemi siç është mungesa e hapësirës“, tha Syla.

Sipas Sylës, viteve të fundit vërehet rënie e natalitetit.

 “Trendi në rënie është në përgjithësi në Kosovë, në të gitiha spitalet e Kosovës çdo vitë ka një numër më të vogël të lindjes, por tek ne nuk vlen dhe shumë pasi e kemi një regjion më të madh, ne dërgojmë shumë raste në Prishtinë, por Ferzaj ka me pas një numër më të madh të lindjeve kur të kemi spitalin e ri, përndryshe në përgjithësi në Kosovë trendi i lindjeve është në rënie  dhe për këtë janë disa probleme si migrimi, zhvillimi ekonomik, që janë faktorë që ndikojnë në numrin e lindjeve, më së shumti është zhvillimi ekonomik dhe emancipimi i femrës. Ne fatmirësisht ende jemi duke shkuar në rritje, por krahasuar me  15-20 vite më parë faktikisht jemi 25% më pak”, tha Syla.

Sa i përket grupmoshave të lehonave që kanë lindur në këtë repart, Syla tha se ka mbizotëruar mosha 30 vjeçare, por kanë pasur edhe lehona nën moshën 18 vjeçare dhe mbi 45 vjeçe, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img