26,11,2024

Pas takimit të kryetarit të SBASHK, Jasharai me Veselin e Haradinajt reagon Këshilli Drejtues i SBASHK-ut: Për këtë vendos vetëm Këshilli, e jo Jasharaj.

Must Read

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, pas daljes në media të kryetarit, Rrahman Jasharaj i cili njoftoi për ndërprerjen e grevës, ka paralajmëruar se do të mbaj një mbledhje.

Këshilli në njoftimin për media ka bërë të ditur se në ora 16:30 do të dalin në një konferencë për të treguar përfundimisht se a do të ndërpritet greva apo do të vazhdoj.
“Media te nderuara, ju njoftojmë se SBASHK-u sot me datë 01.02.2019 në ora 15:00, do ta mbaj mbledhjen e Këshillit Drejtues, ndërsa në ora 16:30 do të mbajë koherencë për shtyp. Konferenca mbahet ne Qendrën e Studentëve te zyret e SBASHK-ut”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se sot Jasharaj pas një takimi me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj tha se mësimi në shkolla do të fillojë nga e hëna.
Mirëpo, këtë deklaratë të tij e demantuan menjëherë Këshilli i SBASHK-ut, i cili tha se për këtë vendos vetëm Këshilli, e jo Jasharaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img