26,02,2025

Pas reshjeve të borës, vihen në lëvizje autoritetet komunale, të gjitha rrugët e Ferizajt të pastruara

Must Read

Reshjet e sotme të borës që përfshinë gjithë territorin tonë, gjetën të gatshëm, autoritetet komunale në pastrimin e rrugëve në gjithë zonën urbane dhe rurale. Zyrtarët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë bashkë me operatorët ekonomik të kontraktuar për këtë shërbim, janë në terren vazhdimisht në monitorim të gjendjes në të gjitha vijat rrugore të përfshira në mirëmbajtjen dimërore.

Nga raportimet e terrenit, të gjitha rrugët janë të kalueshme e pa vështirësi qarkullimi. Reshjet e sotme dhe era e fortë ka shkaktuar disa defekte në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike në disa rrugë, për të cilën po merren veprimet nga kompetentët.

Ndonëse të paqëndrueshme, situata pas këtyre reshjeve që sonte mbuluan Ferizajn, u menaxhua në mënyrën më të shpejt e efikase nga autoritetet komunale, kompanitë rajonale e operatorët ekonomik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata e Ferizajt shpall aktgjykimin ndaj F.V, 19 vjet burgim për vrasje të rëndë

Gjykata Themelore e Ferizajt, sot e ka shpallur aktgjykimin ndaj F.V. Atij iu shqiptua dënimi unik prej 19 vjetësh për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img