28,11,2024

Parlamenti britanik voton për shtyrjen e Brexit

Must Read

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev pas takimeve që pati me liderët serbë, i është drejtuar popullit edhe përmes parlamentit në Beograd.

Aty Medvedev ka folur pak edhe për Kosovën, dhe marrëveshjen që sipas tij duhet të arrihet, shkruan lajmi.net.

Ka thënë se Rusia përkrah marrëveshje paqësore mes dy vendeve, mirëpo vetëm në bazë të rezolutës 1244.

“Rusia gjithsesi përkrah një zgjidhje paqësore mes Kosovës e Serbisë, mirëpo atë vetëm në bazë të rezolutës 1244 të OKB-së”, ka thënë ndër të tjera ai.

Në vazhdën e deklaratës së tij në Kuvend, Medvedev  ka folur edhe për të kaluarën e Serbisë.

Ndër të tjera ka thënë se Serbia i ka vuajtur pasojat e veprimit kundër ligjit ndërkombëtar në vitet e 90-ta.

“Fatkeqësisht, Serbia i ka vuajtur pasojat e veprimit kundër ligjit ndërkombëtar në vitet e 90-ta. Megjithatë, Rusia është përkrahëse e Serbisë dhe popullit serb, atëherë dhe tani”, ka thënë ai.

Vizita e Medvedev është duke u përcjellur me një interes të jashtëzakonshëm nga mediat serbe, kur dihen raportet e afërta të këtij shteti me Serbinë.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img