Palestina, e vendosur kundër Kosovës në Interpol

Ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan ka thënë sot se Palestina nuk do të votojë për pranimin e Kosovës në Interpol në takimin e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të organizatës botërore të policisë.

Ai në një takim me sekretarin shtetëror të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ka siguruar se qëndrimin i qeverisë palestineze kundër njohjes së Kosovës nuk do të ndryshojë.

Territori palestinez u pranua me të drejta të plota në Interpol në shtator 2017, raporton KTV.

Scroll to Top