Në kuadër të programit “Brick” u finalizuan trajnimet për programet “Autocad” dhe “CNC”, me maturantë të Departamentit të drurit të shkollës së mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj. Të rinjtë pjesëmarrës, njohuritë e përfituara deri tani, po i aplikojnë në praktikë dhe një pjesë e tyre tanimë janë të punësuar.
Këto punime janë rezultat i njohurive të përfituara nga trajnimi.
Pas një pune të suksesshme që u bë vitin e kaluar ka përfunduar edhe rundi i dytë i trajnimeve për programet Autocad dhe CNC me maturantët e shkollës së mesme “Zenel Hajdini” në Ferizaj.
Nxënësit e departamentit të drurit pas trajnimeve teorike janë të gatshëm ti aplikojnë në punë praktike mësimet e deritanishme dhe pas përfundimit të trajnimit 70 orësh shumica prej tyre janë punësuar.
Nxënësit pjesëmarrës janë certifikuar në këto dy programe.
“Është një përvojë shumë e mirë, është një projekt shumë i mirë, për të cilin falënderojë organizatën CDF që për realizimin e programit “Brick” ka përzgjedhë shkollën tonë ku më në fund nxënësi të prek dhe të aftësohet profesionalisht ashtu si parashihet me të gjitha kurrikulat. Deri më tani ne kemi kryer praktika por nxënësi më shumë ka qenë një visitor passive. Këtu nxënësi vet ka qenë krijuesi i programit , vet ka qenë realizues i programit , pra e ka filluar dhe e ka mbaruar vet projektin. E kur merret parasysh se kjo është bërë me makina shumë të shtrenjta është një rast shumë i mirë për këta nxënës. Shpresoj që kjo do të jetë shembull që të vazhdohet me këto projekte dhe edhe nxënësve tjerë tu jepet kjo mundësi dhe më në fund të fillojmë të prodhojmë edhe ne kuadro që i nevojiten tregut të punës e jo vetëm letra” ka thënë Abdullah Imeri, drejtori i shkollës “ Zenel Hajdini”.
Profesori Rrahim Sejdiu e cilëson të rëndësishëm dhe efektiv këtë trajnim .
“Sot jemi këtu për të përmbledhë punën 70 orësh me nxënësit e shkollës “Zenel Hajdini” këtu në Ferizaj të cilët kanë ndjekur trajnimin e Autocad-it dhe makinave CNC. Përgjatë 70 orëve jemi munduar që nëpërmjet pjesës teorike pastaj në praktikë ti realizojmë disa nga produktet qe po shihen edhe këtu. Jam jashtëzakonisht i kënaqur me punën e nxënësve dhe shpresojë që në një të ardhme të afërt ata të gjejnë p[unë dhe të jenë punëtorë të fushës të cilën e kanë ndjekur “ ka thënë prof. DR Rrahim Sejdiu, i cili nxënësve u ka mbajtur pjesën teorike në AUTOCAD.
Kapaciteti I nxënësve lidhur me përpunimin e druritt është gjithnjë në ngritje dhe pas përfundimit të trajnimeve janë të gatshëm për tregun e punës.
“Ne si organizatë jemi shumë të kënaqur Ka qenë këtë vit dhe viti e kaluar ku kemi pasur të gjithë nxënësit e klasës së XII-të pjesë të programit ku për tre muaj , gjatë pjesës ku kanë planifikuar ti mbajnë orët praktike I kanë mbajtur këtu në qendër. Në Greme. Kanë mësuar për Autocad dhe makina CNC që janë primare për punimet e drurit. Nxënësit në shkollë I kanë kushtet vështira për ti marrë këto njohuri për faktin se nuk kanë punëtori ose janë të varfra me pajisje prandaj kemi vendos me I pru këtu në qendër , Greme ku janë makinat CNC dhe është hapësira adekuate për ti mbajtur këto trajnime. Nxënësit kanë shprehur një kënaqësi të madhe për atë se qka kanë mësuar e disa prej tyre edhe janë të punësuar e të tjerët po presim se do të punësohen sepse janë të gatshëm për tregun e punës” ka thënë Rina Fetahaj, udhëheqëse e këtij projekti nga CDF.
Të rinjtë ferizajs thonë se njohuritë e marra gjatë këtij trajnimi janë mjaftë të dobishme për të ardhmen.
“Ne sot i morëm edhe certifikatat për këtë trajnim. Këtu kemi mësuar për punën me programin Autocad dhe makinat CNC dhe kemi bërë realizimin e produkteve të ndryshme dhe tani edhe jemi të gatshëm për tregun e punës” ka thënë Shpëtim Mustafa, një nga nxënësit e certifikuar në këtë projekt
Ky aktivitet ishte pjesë e programit “Brick” themeluar dhe implementuar nga organizata CDF