14,07,2025

Nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj grumbullojnë 1000 euro, material ushqimor, rroba dhe batanije për shqiptarët në Shqipëri.

Must Read

Pas dëmtimeve të shumta që janë shkaktuar si pasojë e tërmeteve në Shqipëri, si shumë të tjerë edhe nxënësit e Gjimnazit Shkencor Kuvendi i Arbërit në Ferizaj me vetiniciativë, shumë dashuri dhe vullnet sot u solidarizuan duke grumbulluar mjete financiare, rroba, batanije, ushqim dhe gjëra tjera për të ju dal në ndihmë vëllezërve dhe motrave tona në Shqiperi.

Kryetarja e Këshillit të Nxënësve të kësaj shkolle Vanesë Sadriu u shpreh se: “ Ne nxënësit e gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” së bashku me menaxhmentin shkollor grumbulluam një shume simbolike prej afro 1000 euro ku siguruam material ushqimor, gjithashtu mblodhëm batanije dhe rroba, te cilat me shumë vullnet dhe dashuri u solidarizuam me vëllezërit e motrat tona në Shqipëri ku si pasojë e tërmeteve kanë nevojë për ne! Andaj ne i falënderojmë të gjithë për bashkëpunimin dhe kontributin, nxënësit, prindërit e tyre dhe gjithë menaxhmentin shkollor! “

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zjarr në malet mes Nerodimes dhe Dremjakut – Apel për kujdes nga banorët

Ferizaj, 13 Korrik 2025 – Një vatër zjarri ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën malore përgjatë rrugës që lidh...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img