10,11,2025

Nxënësit e “Elena Gjikës” mbledhin afër 700 euro për Shqipërinë: Askush s’është varfëruar duke dhënë

Must Read

Ferizaj. 27.Nëntor 2019

Nismave për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri i janë bashkuar edhe nxënësit e shkollës “Elena Gjika” në Ferizaj.

Nxënësit e kësaj shkolle kanë mbledhur afër 700 euro, derisa dërgojnë mesazhin se, “askush nuk është varfëruar duke dhënë”,

“Në shenjë respekti dhe solidariteti, për tragjedinë e cila ndodhi në Shqipëri, shkolla jonë “Elena Gjika” për një kohë shumë të shkurtër grumbulloi të holla në vlerë 680 euro, e cila ishte iniciativë e Këshillit të nxënësve e përkrahur nga stafi i shkollës, të cilët shprehën dëshirën dhe vullnetin e madh human që sado pak të ju dalin në ndihmë familje të prekura nga tërmeti. Askush nuk është varfëruar duke dhënë”, kanë thënë ata.

Kujtojmë se nga tërmetet që ndodhën dje në Shqipëri kanë mbetur të vdekur 30 persona e qindra të tjerë janë lënduar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img